©2018 Учебные документы
Рады что Вы стали частью нашего образовательного сообщества.

10. Përfundimi - Seria filozofi/sociologji/shkenca politike herbert marcuse


10. Përfundimi 


    
   Shoqëria njëdimensionale në përparim e ndryshon marrëdhënien midis racionales dhe 
irracionales.  E  përballur  me  aspektet  fantastike  dhe  të  çmendura  të  racionalizmit  të 
kësaj  shoqërie,  mbretëria  e  irracionales  bëhet  vatër  e  realisht  racionales  -  e  ideve,  që 
mund  të  “nxisin  artin  e  jetesës”.  Në  qoftë  se  shoqëria  ekzistuese  menaxhon  gjithë 
komunikimin  normal  duke  e  mbështetur  apo  e  shfuqizuar  në  përputhje  me  kërkesat 
shoqërore, atëherë vlerat që janë të huaja [të papranueshme] për këto kërkesa, ndoshta 
nuk  kanë  mjet  tjetër  të  komunikimit,  përveçse  mjetit  jonormal  të  trillimit  artistik. 
Dimensioni estetik ruan ende një liri shprehjeje, e cila i bën shkrimtarin dhe artistin të 
aftë  që  t´i  emërtojnë  njerëzit  dhe  gjërat  me  emrin  e  tyre  -  që  të  emërtojnë  atë  që 
përndryshe është e paemërtueshme. 
   Fytyra reale e kohës sonë shfaqet në romanet e Samuel Beckettit; historia e saj reale 
është  shkruajtur  në  pjesën  e  Rolf  Hochhuthit  Der  Stellvertreter
185
.  Këtu  nuk  flet  më 
imagjinata, por Arsyeja, në një realitet, i cili justifikon gjithçka dhe nxjerr të larë gjithçka 
- përveç mëkatit kundër shpirtit të tij. Imagjinata po abdikon para këtij realiteti, që po e 
kap dhe po  e kalon imagjinatën. Aushvici  vazhdon  që  të fanitet, jo  në kujtesë, por  në 
realizimet  e  njeriut  -  në  fluturimet  hapësinore;  në  raketat  dhe  predhat  e 
telekomanduara; në “katin e nëndheshëm me labirinte poshtë bar-rostiçerisë”; në uzinat 
shumë  të  bukura  elektronike,  të  pastra,  higjenike  dhe  me  lehe  me  lule;  në  gazin 
helmues,  i  cili  realisht  nuk  është  i  dëmshëm  për  njerëzit;  në  konspiracionin,  ku  ne  të 
gjithë marrim pjesë. Kjo është korniza, ku kryhen arritjet e mëdha njerëzore në shkencë, 
mjekësi,  teknologji;  përpjekjet  për  ta  shpëtuar  dhe  për  ta  përmirësuar  jetën,  janë 
premtimi i vetëm në mynxyrë. Loja e qëllimshme me mundësitë fantastike, aftësia për të 
vepruar  me  ndërgjegje  të  qetë,  contra  naturam,  për  të  eksperimentuar  me  njerëzit  dhe 
gjërat,  për  ta  shndërruar  iluzionin  në  realitet  dhe  trillimin  artistik  në  vërtetësi, 
dëshmojnë përmasën me të cilën Imagjinata është bërë një instrument i progresit. Dhe ai 
është një instrument, që keqpërdoret nga ana metodike sikurse dhe të tjerët në shoqëritë 
ekzistuese. Duke diktuar ritmin dhe stilin e politikës, fuqia e imagjinatës e kalon shumë 
Lizën në Botën e Çudirave përsa i përket manipulimit të fjalëve, duke e kthyer sensin në 
nonsens dhe nonsensin në sens. 
                                                 
185
  Shënim  i  përkthyesit.  Rolf  Hochhuth  është  shkrimtar  gjerman  që  ka  shkruar  pjesët  teatrale  :  “Der 
Stellvetreter  =  Mëkëmbësi”  (1963),  “Ushtarakët”  (1967),  “Guerilet”  (1970),  “Juristët”  (1979), 
“Gjermanoperëndimorët në Vaimar” (1993). 

 
160 
   Fushat  më  parë  antagoniste  shkrihen  mbi  truallin  teknik  dhe  politik  -  magjia  dhe 
shkenca, jeta dhe vdekja, gëzimi dhe mjerimi. Bukuria e nxjerr në dritë terrorin e saj në 
formën  e  uzinave  bërthamore  shumë  sekrete,  kurse  laboratorët  bëhen  “parqe 
industriale” në mjedise të këndshme; Shtabet e Mbrojtjes Civile paraqesin një “bunker 
luksi kundër shiut radioaktiv” me mure të veshur me tapete (“të buta”), me shezlongë, 
televizorë dhe lojra të ndryshme, ”projektuar si një kombinim dhomë familjare në kohë 
paqeje  (sic  !)  dhe  si  bunker  familjar  kundër  goditjeve  bërthamore,  le  të  shpërthejë 
lufta”
186
. Në qoftë se tmerri i realizimeve të tilla nuk depërton në ndërgjegje, në qoftë se 
ai pranohet me gjithë zemër, kjo ndodh sepse këto arritje janë (a) plotësisht racionale në 
sensin  e  rendit  ekzistues  dhe  janë  (b)  tregues  të  mendjemprehtësisë  njerëzore  për 
shpikje si dhe tregues të fuqisë, e cila kalon përtej caqeve tradicionale të imagjinatës. 
   Shkrirja  e  neveritshme  e  estetikës  me  realitetin  hedh  poshtë  filozofitë,  të  cilat 
imagjinatën  “poetike”  ia  kundërvënë  Arsyes  shkencore  dhe  empirike.  Progresi 
teknologjik  është  shoqëruar  nga  një  racionalizim  në  rritje  dhe  madje  realizim  të 
imagjinares. Arketipet e tmerrit si edhe të gëzimit, të luftës si edhe të paqes e humbasin 
karakterin  e  tyre  katastrofik.  Shfaqja  e  tyre  në  jetën  e  përditshme  të  individëve  nuk 
është  më  ajo  e  forcave  irracionale  -  mishërimet  e  tyre  moderne  janë  elemente  të 
sundimit teknologjik dhe i nënshtrohen atij. 
   Duke  e  zvogëluar  dhe  madje  duke  e  fshirë  hapësirën  romantike  të  imagjinatës, 
shoqëria e ka detyruar imagjinatën që ta sprovojë veten në një truall të ri, ku imazhet 
përkthehen  në  aftësi  dhe  projekte  historike.  Përkthimi  do  të  jetë  po  aq  i  keq  dhe  i 
shtrembëruar  sa  edhe  shoqëria  që  e  ndërmerr  atë.  E  ndarë  nga  bota  e  prodhimit 
material dhe nga nevojat materiale, imagjinata ishte thjesht lojë, e paaftë në mbretërinë e 
domosdoshmërisë dhe e angazhuar vetëm ndaj një logjike fantastike dhe një vërtetësie 
fantastike.  Kur  progresi  teknik  e  fshin  këtë  ndarje,  i  pajis  imazhet  me  logjikën  e  tij 
vetjake  dhe  me  vërtetësinë  e  tij  vetjake;  ai  zvogëlon  aftësinë  e  lirë  të  mendjes.  Por  ai 
zvogëlon  gjithashtu  dhe  hendekun  midis  imagjinatës  dhe  Arsyes.  Dy  aftësitë 
antagoniste bëhen të ndërvarura nga njëra tjetra mbi truallin e përbashkët. A nuk është 
në dritën e kapaciteteve të qytetërimit të përparuar industrial gjithë loja e imagjinatës 
lojë me mundësitë teknike, të cilat mund të verifikohen në lidhje me shanset e tyre të 
realizimit  ?  Ideja  romantike  e  një  “shkence  të  Imagjinatës”  duket  po  merr  një  aspekt 
gjithnjë e më shumë empirik. 
   Karakteri shkencor, racional i Imagjinatës ka qenë njohur prej kohësh në matematikë, 
në hipotezat dhe në eksperimentet e shkencave të natyrës. Ai është pranuar njëlloj në 
psikanalizë,  e  cila  në  teori  mbështetet  në  pranimin  e  racionalizmit  specifik  të 
irracionales;  imagjinata  e  kuptuar,  e  kanalizuar  në  rrugë  tjetër,  bëhet  një  forcë 
terapeutike.  Por  kjo  forcë  terapeutike  mund  të  shkojë  shumë  më  tej  se  shërimi  i 
neurozave. Nuk ishte një poet, por një shkencëtar ai që përvijoi këtë perspektivë : 
   “Toute une psychanalyse matérielle peut ... nous aider à guérir de nos images, ou du 
moins  nous  aider  à  limiter  l´emprise  de  nos  images.  On  peut  alors  espérer  ...  pouvoir 
                                                 
186
 Sipas : The New York Times, 11 Nëntor 1960, afishuar në New York City Civil Defense Headquarters, 
Lexington Ave. and Fifty-fifth Street. 

 
161 
rendre  l´imagination  heureuse,  autrement  dit,  pouvoir  donner  bonne  conscience  à 
l´imagination,  en  lui  accordant  pleinement  tous  ses  moyens  d´expression,  toutes  les 
images  matérielles  qui  se  produisent  dans  les  rêves  naturels,  dans  l´activité  onorique 
normale.  Rendre  heureuse  l´imagination,  lui  accorder  toute  son  exubérance,  c´est 
précisément donner à l´imagination sa véritable fonction d´entrainement psychique”
187

   Imagjinata nuk ka mbetur e imunizuar ndaj procesit të sendëzimit. Ne jemi pushtuar 
nga imazhet tona, ne vuajmë prej imazheve tona vetjake. Psikanaliza e dinte mirë këtë 
dhe njihte edhe pasojat. Megjithatë “t´i japësh imagjinatës të gjitha mjetet e shprehjes” 
do  të  ishte  prapavajtje.  Individët  e  gjymtuar  (të  gjymtuar  gjithashtu  dhe  në  aftësinë  e 
tyre imagjinuese) do të organizoheshin dhe do të shkatërronin madje  edhe më shumë 
sesa u lejohet tani. Një shkarkim i tillë do të ishte tmerri i plotë - jo katastrofa e kulturës, 
por loja e lirë e tendencave të saj më shtypëse. Racionale është imagjinata, e cila mund 
të bëhet aprioria e rindërtimit dhe e ridrejtimit të aparatit prodhues drejt një ekzistence 
të paqësuar, drejt një jete pa frikë. Dhe kjo kurrë nuk mund të jetë imagjinata e atyre, që 
janë pushtuar nga imazhet e sundimit dhe të vdekjes. 
   Ta  çlirosh  imagjinatën  në  atë  mënyrë  që  asaj  të  mund  t´i  jepen  të  gjitha  mjetet  e 
shprehjes, presupozon shtypjen e shumë gjërave që tani janë të lira dhe kjo përjetëson 
një shoqëri të shtypjes. Dhe një përmbysje e këtillë nuk është një çështje e psikologjisë 
apo e etikës, por e politikës në sensin që ky term është përdorur kudo këtu : praktika, në 
të  cilën  zhvillohen,  përcaktohen,  mbështeten  dhe  ndryshohen  institucionet  shoqërore 
bazë. Ajo është praktika e individëve, pavarësisht sesa të organizuar mund të jenë ata. 
Kështu  patjetër  duhet  që  të  përballemi  përsëri  me  pyetjen  :  si  munden  individët  e 
administruar - që gjymtimin e tyre e kanë bërë liri dhe përmbushje të tyre vetjake dhe 
në  këtë  mënyrë  e  riprodhojnë  atë  në  një  shkallë  të  zgjeruar  -  ta  çlirojnë  veten  nga 
vetvetja si dhe nga padronët e tyre ? Madje si mund të mendohet që të shpërthehet ky 
rreth vicioz ? 
   Në mënyrë paradoksale duket se nuk është ideja e institucioneve të reja shoqërore që 
paraqet vështirësinë më të madhe gjatë përpjekjes për t´iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Vetë 
shoqëritë  ekzistuese  po  ndryshojnë  ose  i  kanë  ndryshuar  tashmë  institucionet  bazë 
duke  pasë  si  drejtim  planifikimin  në  rritje.  Meqë  zhvillimi  dhe  shfrytëzimi  i  të  gjitha 
burimeve  në  dispozicion  për  përmbushjen  universale  të  nevojave  jetësore  është  kusht 
paraprak i paqësimit, ky është i papajtueshëm me mbizotërimin e interesave të veçanta, 
të cilat i zënë rrugën arritjes së këtij synimi. Kthesa cilësore varet nga planifikimi për të 
tërën kundër këtyre interesave dhe një shoqëri e lirë dhe racionale mund të lindë vetëm 
mbi këtë bazë. 
                                                 
187
 “Një psikanalizë e gjithanshme materiale mund ... të na ndihmojë që të shërohemi nga imazhet tona, 
ose të paktën do të na ndihmojë që ta kufizojmë pushtetin e imazheve tona. Atëherë mund të shpresohet 
... që mund ta bëjmë të lumtur imagjinatën, e thënë ndryshe, të mund t´i japim imagjinatës një ndërgjegje të 
qetë, duke i dhënë asaj plotësisht të gjitha mjetet e shprehjes, të gjitha imazhet materiale që prodhohen në 
ëndërrat  natyrale,  në  aktivitetin  ëndërrues  normal.  Ta  bësh  të  lumtur  imagjinatën,  t´i  japësh  asaj  gjithë 
harlisjen,  do  të  thotë  saktësisht  që  t´i  japësh  imagjinatës  funksionin  e  saj  të  vërtetë  të  impulsit  dhe  të 
shtysës psikike”. Gaston Bachelard, Le Matérialisme rationnel, (Paris, Presses Universitaires), 1953, f. 18. 

 
162 
   Kështu  institucionet  në  kuadrin  e  të  cilave  mund  të  parashikohet  paqësimi,  i 
kundërvihen klasifikimit tradicional në administratë  [formë qeverisjeje] autoritare dhe 
demokratike, e centralizuar dhe liberale. Sot kundërvënia ndaj planifikimit qendror në 
emër  të  një  demokracie  liberale,  e  cila  në  realitet  hidhet  poshtë,  u  shërben  si  një 
mbështetëse ideologjike interesave të shtypjes. Objektivi i vetëvendosjes autentike nga 
individët varet nga kontrolli i efektshëm shoqëror mbi prodhimin dhe shpërndarjen e 
mallrave  të  domosdoshme  për  jetën  (sipas  nivelit  të  arritur  të  kulturës  materiale  dhe 
intelektuale). 
   Këtu,  racionalizmi  teknologjik,  i  zhveshur  nga  tiparet  e  tij  shfrytëzuese,  është 
standardi  dhe  udhërrëfyesi  i  vetëm  në  planifikimin  dhe  zhvillimin  e  burimeve  në 
dispozicion për të gjithë. Vetëvendosja në prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave jetike 
dhe të shërbimeve të tilla do të ishte shkapërderdhje. Puna që duhet përballuar është një 
punë teknike dhe si një punë vërtet teknike shpie ajo në pakësimin e rraskapitjes fizike 
dhe mendore. Në këtë fushë kontrolli i centralizuar është racional, në qoftë se ai krijon 
parakushtet  për  një  vetëvendosje  kuptimplote.  Kjo  e  fundit  mund  të  bëhet  atëherë  e 
efektshme në sferën e saj vetjake - në vendimet që prekin prodhimin dhe shpërndarjen e 
tepricës ekonomike dhe në ekzistencën individuale. 
   Gjithsesi kombinimi i autoritetit të centralizuar me demokracinë direkte është subjekt 
i variacioneve të pafundme në përputhje me shkallën e zhvillimit. Vetëvendosja do të 
jetë reale shkallën që masat janë shpërbërë në individa, të çliruar nga çdo propogandë, 
indokrinim dhe manipulim, të zotë që t´i njohin dhe t´i kuptojnë faktet dhe të zotë për 
të  vlerësuar  alternativat.  Me  fjalë  të  tjera  shoqëria  do  të  ishte  racionale  dhe  e  lirë  në 
shkallën  që  ajo  organizohet,  mbështetet  [mbahet]  dhe  riprodhohet  nga  një  Subjekt 
historik thelbësisht i ri. 
   Në  stadin  e  tashëm  të  zhvillimit  të  shoqërive  të  përparuara  industriale,  si  sistemi 
material ashtu edhe ai kulturor e hedhin poshtë këtë kërkesë. Fuqia dhe efektshmëria e 
këtij sistemi, barazimi i përsosur i mendjes me faktin, i mendimit me sjelljen e kërkuar, i 
aspiratave me realitetin, e pengojnë lindjen e një Subjekti të ri. Ato pengojnë gjithashtu 
idenë se zëvendësimi i kontrollit mbizotërues mbi procesin e prodhimit me “kontrollin 
nga poshtë” do të thoshte mbërritja e shndërrimit cilësor. Kjo ide ishte e vlefshme dhe 
është ende e vlefshme, atje ku punëtorët ishin dhe janë ende mohimi i gjallë dhe akuza e 
shoqërisë ekzistuese. Megjithatë atje ku këto klasa janë bërë një mbështetëse e mënyrës 
ekzistuese të jetesës, ngjitja e tyre drejt kontrollit do ta zgjaste këtë mënyrë jetese në një 
kornizë tjetër. 
   Dhe prapëseprapë faktet, që e vërtetojnë [mbështesin] teorinë kritike të kësaj shoqërie 
dhe të zhvillimit të saj fatal janë të gjitha aty : irracionalizmi në rritje i të tërës, prishja pa 
hesap dhe kufizimi i produktivitetit, nevoja për ekspansion agresiv; kërcënimi konstant 
i luftës, shfrytëzimi i intensifikuar, çnjerzillëku. Dhe të gjitha këto tregojnë alternativën 
historike : përdorimin me plan të burimeve për përmbushjen e nevojave jetike me një 
minimum të punës së rëndë, transformimin e ngesë në kohë të lirë, paqësimin e luftës 
për ekzistencë. 
   Por faktet dhe alternativat ekzistojnë si fragmente, të cilat nuk lidhen dot, ose janë si 
një botë e objekteve memece pa një subjekt, pa praktikën që do t´i lëvizte këto objekte në 

 
163 
drejtimin e ri. Teoria dialektike nuk është rrëzuar, por ajo nuk mund të ofrojë ilaç. Ajo 
nuk mund të jetë pozitive. Sigurisht koncepti dialektik duke i kuptuar faktet e dhëna, i 
transhendon  ato.  Kjo  është  tamam  shenja  e  vërtetësisë  së  tij.  Ai  përcakton  mundësitë 
historike,  madje  domosdoshmëritë;  por  realizimi  i  tyre  mund  të  ndodhë  vetëm  në 
praktikën që i përgjigjet teorisë dhe aktualisht praktika nuk jep asnjë përgjigje të tillë. 
   Si në truallin teorik ashtu edhe në atë empirik, koncepti dialektik shqipton gjendjen e 
tij  vetjake  të  pashtresë.  Realiteti  njerëzor  është  historia  e  tij  dhe  në  këtë  realitet 
kontradiktat nuk shpërthejnë vetiu. Konflikti midis sundimit ultramodern, fitimprurës 
nga  njëra  anë  dhe  arritjeve  të  tij  nga  ana  tjetër,  të  cilat  zgjojnë  vetëvendosjen  dhe 
paqësimin,  mund  të  bëhet  aq  lemeritës  sa  nuk  mund  të  mohohet,  por  ai  mund  të 
vazhdojë fare mirë që të jetë një konflikt i menaxhueshëm dhe madje produktiv, sepse 
me pushtimin teknologjik në rritje të natyrës rritet pushtimi i njeriut nga njeriu. Dhe ky 
pushtim  [mposhtje,  nënshtrim]  pakëson  lirinë,  që  është  një  apriori  e  domosdoshme  e 
çlirimit.  Liri  mendimi  është  kjo  në  të  vetmin  sens,  ku  mendimi  mund  të  jetë  i  lirë  në 
botën  e  administruar  -  si  ndërgjegje  për  produktivitetin  shtypës  të  kësaj  bote  dhe  si 
nevojë  absolute  për  të  shpëtuar  nga  kjo  e  tërë.  Por  pikërisht  kjo  nevojë  absolute  nuk 
mbizotëron  atje,  ku  mund  të  bëhej  forca  shtytëse  e  një  praktike  historike,  shkaku  i 
efektshëm  i  një  shndërrimi  cilësor.  Pa  këtë  forcë  materiale,  edhe  ndërgjegjja  më  e 
mprehur mbetet e pafuqishme. 
   Pavarësisht sesa qartë mund të manifestohet karakteri irracional i të tërës dhe bashkë 
me të domosdoshmëria e ndryshimit, njohja e domosdoshmërisë nuk ka mjaftuar kurrë 
për të rrokur alternativat e mundshme. Të përballura me efektivitetin e gjithëpranishëm 
të sistemit të dhënë të jetesës, alternativat e tij janë dukur gjithmonë utopike. Dhe njohja 
e  domosdoshmërisë,  ndërgjegjja  për  gjendjen  e  keqe,  nuk  do  të  mjaftojë  madje  as  në 
stadin,  ku  realizimet  e  shkencës  dhe  niveli  i  produktivitetit  i  kanë  eliminuar  tiparet 
utopike të alternativave - ku më shumë utopik është realiteti ekzistues sesa e kundërta e 
tij. 
   A do të thotë kjo se teoria kritike e shoqërisë abdikon dhe ia lë fushën një sociologjie 
empirike, e cila e zhveshur nga  çdo  udhëheqje teorike, përveç asaj metodologjike,  bie 
viktimë e përfundimeve të gabuara të një konkretësie të pavend duke kryer kështu një 
shërbim ideologjik, ndërsa deklaron eliminimin e gjykimeve vlerësuese ? Apo konceptet 
dialektike e dëshmojnë edhe njëherë vërtetësinë e tyre - duke e kuptuar situatën e tyre 
vetjake  si  situatë  të  shoqërisë,  të  cilën  e  analizojnë  ?  Do  të  na  vinte  në  mendje  një 
përgjigje, në qoftë se e shqyrtojmë teorinë kritike pikërisht në pikën e dobësisë së saj më 
të madhe - në paaftësinë e saj për të vënë në dukje tendencat çliruese brenda shoqërisë 
ekzistuese. 
   Teoria  kritike  e  shoqërisë  u  përball,  në  zanafillën  e  saj,  me  praninë  e  forcave  reale 
(objektive  dhe  subjektive)  në  shoqërinë  ekzistuese,  të  cilat  lëviznin  (ose  mund  të 
kanalizoheshin  që  të  lëviznin)  drejt  institucioneve  më  racionale  dhe  më  të  lira  duke 
hequr ato ekzistueset, që ishin bërë pengesë për progresin. Këto ishin trualli empirik, 
mbi  të  cilin  u  ngrit  teoria  dhe  prej  këtij  trualli  empirik  rrodhi  ideja  e  çlirimit  të 
mundësive të brendaqenësishme - e zhvillimit, përndryshe të bllokuar dhe të deformuar, 
të produktivitetit material dhe intelektual, të dhuntive si dhe të nevojave. Pa paraqitjen 

 
164 
e forcave të tilla, kritika e shoqërisë do të ishte ende e vlefshme dhe racionale, por ajo 
nuk  do  të  ishte  e  zonja  që  ta  përkthente  racionalizmin  e  saj  në  kushtet  e  praktikës 
historike. Konkluzioni ? “Çlirimi i mundësive të brendaqenësishme” nuk e shpreh më 
në mënyrë të përshtatshme alternativën historike. 
   Mundësitë  e  prangosura  të  shoqërive  të  përparuara  industriale  janë  :  zhvillimi  i 
forcave prodhuese në një shkallë të zgjeruar, zgjerimi i pushtimit të natyrës, përmbushja 
në rritje e nevojave për një numër në rritje të popullsisë, krijimi i nevojave dhe aftësive 
të  reja.  Por  këto  mundësi  po  realizohen  gradualisht  nëpërmjet  mjeteve  dhe 
institucioneve, të cilat e neutralizojnë potencialin e tyre çlirues dhe ky proces dëmton jo 
vetëm  mjetet,  por  gjithashtu  edhe  qëllimet.  Instrumentet  e  produktivitetit  dhe  të 
progresit, të organizuara në një sistem totalitar, diktojnë jo vetëm përdorimet aktuale, 
por gjithashtu dhe përdorimet e mundshme. 
   Në stadin e tij më të përparuar, sundimi funksionon si administrim, dhe në rajonet e 
stërzhvilluara të konsumit në masë, jeta e administruar bëhet jeta e mirë e të tërës, për 
mbrojtjen  e  së  cilës  bashkohen  të  kundërtat.  Kjo  është  forma  e  pastër  e  sundimit. 
Anasjelltas, mohimi i tij del se është forma e pastër e mohimit. Çdo përmbajtje duket se 
thjeshtohet  në  një  kërkesë  abstrakte  për  dhënien  fund  të  sundimit  -  kërkesa  e  vetme 
vërtet  revolucionare  dhe  ngjarja  që  do  t´i  vërtetonte  arritjet  e  qytetërimit  industrial. 
Duke  marrë  parasysh  përgjënjeshtrimin  e  tij  të efektshëm  nga  shoqëria  ekzistuese, ky 
mohim shfaqet në formën politikisht të pafuqishme të “refuzimit absolut” - një refuzim, 
që  duket  aq  më  shumë  i  paarsyeshëm,  sa  më  shumë  që  sistemi  ekzistues  e  zhvillon 
produktivitetin e tij dhe e lehtëson barrën e jetës. Me fjalët e Maurice Blanchot : 
   “Ce que nous refusons n´est pas sans valeur ni sans importance. C´est bien à cause de 
cela que le refus est nécessaire. Il y a une raison que nous n´accepterons plus, il y a une 
apparence de sagesse qui nous fait horreur, il y a une offre d´accord et de conciliation 
que nous n´entendrons pas. Une rupture s´est produite. Nous avons été ramenés à cette 
franchise qui ne tolére plus la complicité”
188

   Por  në  qoftë  se  karakteri  abstrakt  i  refuzimit  është  rezultat  i  materializimit  total, 
atëherë patjetër duhet të ekzistojë ende shkaku konkret për refuzim, sepse materializimi 
është  një  iluzion.  Për  të  njëjtin  shkak,  unifikimi  i  të  kundërtave  në  mjedisin  e 
racionalizmit teknologjik duhet të jetë patjetër, megjithë realitetin e tij, një unifikim iluzor, 
i cili nuk eliminon as kontradiktën midis produktivitetit në rritje dhe përdorimit të tij 
shtypës, as dhe nevojën jetike për ta zgjidhur kontradiktën. 
   Por  lufta  lidhur  me  zgjidhjen  është  rritur  më  shumë  sesa  format  tradicionale. 
Tendencat  totalitare  të  shoqërisë  njëdimensionale  i  bëjnë  të  paefektshme  rrugët  dhe 
mjetet  tradicionale  të  protestës  -  ndoshta  madje  të  rrezikshme,  sepse  ato  e  ruajnë 
iluzionin e sovranitetit popullor. Ky iluzion përmban një copë të vërtete : “populli”, më 
parë  fermenti  i  shndërrimeve  shoqërore,  është  “ngritur”  për  t´u  bërë  fermenti  i 
kohezionit  shoqëror.  Këtu,  më  shumë  sesa  në  rishpërndarjen  e  pasurisë  [mirëqenies] 
                                                 
188
 “Ajo që ne refuzojmë, nuk është pa vlerë, as pa rëndësi. Pikërisht për shkak të kësaj, refuzimi është i 
domosdoshëm. Ka një arsye, që ne nuk do ta pranojmë më; ka një shfaqje të urtësisë, e cila na tmerron; ka 
një ofertë për mirëkuptim dhe për pajtim, të cilën ne nuk do ta dëgjojmë. Ka ndodhur një prishje. Na kanë 
shpënë drejt kësaj çiltërsie, e cila nuk e toleron më bashkëfajësinë”.  

 
165 
dhe  në  sheshimin  e  klasave,  është  shtresëzimi  i  ri,  karakteristikë  e  shoqërisë  së 
përparuar industriale. 
   Megjithatë poshtë bazës konservatore popullore gjendet substrati i njerëzve të flakur 
nga shoqëria dhe i të paditurve : të shfrytëzuarit dhe të persekutuarit e racave të tjera 
dhe  të  ngjyrave  të  tjera,  të  papunët  dhe  të  paaftët  për  punë.  Ata  ekzistojnë  jashtë 
procesit demokratik; jeta e tyre është nevoja më imediate dhe më reale për t´iu dhënë 
fund  konditave  dhe  institucioneve  të  padurueshëm.  Në  këtë  mënyrë  opozita  e  tyre 
është revolucionare, edhe nëse ndërgjegjja e tyre nuk është e tillë. Opozita e tyre e godet 
sistemin  nga  jashtë  dhe  prandaj  sistemi  nuk  e  mënjanon  dot;  ajo  është  një  forcë 
elementare, e cila i shkel rregullat e lojës dhe në këtë mënyrë e nxjerr atë në shesh si një 
lojë të manipuluar. Kur ata mblidhen dhe dalin në rrugë, pa armë, pa mbrojtje, për të 
kërkuar të drejtat qytetare më primitive, ata e dinë se do të përballen me qen, gurë dhe 
bomba, me burgun, kampet e përqendrimit dhe madje me vdekjen. Forca e tyre është 
prapa çdo demonstrate politike në favor të viktimave të ligjit dhe të rendit. Fakti që ata 
po fillojnë të refuzojnë që ta luajnë lojën, mund të jetë fakti, i cili shënon fillimin e fundit 
të një periode. 
   Asgjë nuk tregon se ky do të jetë një fund i mirë. Kapacitetet ekonomike dhe teknike 
të shoqërive ekzistuese janë mjaft të mëdha, për të lejuar ndreqje dhe  lëshime ndaj të 
lënëve pas dore, dhe forcat e tyre të armatosura janë mjaft të stërvitura dhe të pajisura 
për t´u kujdesur për situatat e jashtëzakonshme. Megjithatë fantazma është përsëri aty, 
brenda  dhe  jashtë  kufijve  të  shoqërive  të  përparuara.  Paralelja  e  lehtë  historike  me 
barbarët që kërcënojnë perandorinë e qytetërimit e paragjykon çështjen; vetë perandoria 
e pandërprerë e qytetërimit mund të jetë fare mirë perioda e dytë e barbarisë. Por shansi 
është që në këtë periodë të mund të takohen përsëri ekstremet historike : ndërgjegjja më 
e përparuar e njerëzimit me forcën e tij më të shfrytëzuar. Nuk është asgjë tjetër veçse 
një  shans.  Teoria  kritike  e  shoqërisë  nuk  zotëron  koncepte,  të  cilat  do  të  mund  ta 
mbushnin  hendekun  midis  të  tashmes  dhe  të  ardhmes  së  saj;  duke  mos  premtuar  gjë 
dhe duke mos treguar asnjë sukses, ajo mbetet negative. Në këtë mënyrë ajo do që t´iu 
mbetet besnike atyre, që pa shpresa ia kushtuan dhe ia kushtojnë jetën e tyre Refuzimit 
të Madh. 
   Në fillim të erës fashiste, Walter Benjamini shkruajti : Nur um der Hoffnungslosen willen 
ist uns die Hoffnung gegeben
189
.      
    
      
    
    
    
                    
    
     
     
                                                 
189
 Shënim i përkthyesit. Vetëm për hir të të pashpresëve, shpresa na është dhënë neve.  

 
166 
    
          
       
     
    
           
    
      
      
    
    
   
 

 


 
    
    
     
 
    
    
    
      
       
        
       
          
         
     
         
    
 
?


a-brief-history-of---shif-6.html

a-brief-history-of-2.html

a-brief-history-of-the-cd.html

a-brief-summary-of-new.html

a-brt-satilar-112--435-02.html